Botë
Siri, bombardime në Alepo, njoftohet edhe për të vrarë
19.11.2016 19:31
Aktivistët e opozitës në Siri kanë njoftuar për bormbardime të mëdha në pjesën e rrethuar të qytetit të Aleppos, duke njoftuar edhe për të paktën 6 persona të vrarë...

Observatori për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, tha se aeroplanët dhe artileria e qeverisë së Sirisë kanë goditur më shumë se 20 vende në lindje të Aleppos, me ç’rast janë vrarë gjashtë persona, ka njoftuar Reuters.
Një tjetër organizatë në Aleppo tha se 15 njerëz, përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë në dhunën që shpërtheu të shtunën në qytetin e dyt ëmë të madh në Siri.
Dita e shtunë ishte dita e katërt e rifillimit të sulmeve të avionëve sirianë në rajonet e Aleppos lindore, një enklavë prej rreth 275 mijë njerëzish, që kontrollohet nga rebelët.
