Botë

Mosul, trupat irakiane po përballen me rezistencë

19.11.2016 19:58

Trupat irakiane janë përballur me rezistencë të fuqishme nga grupi militant Shteti Islamik, kur po provoni të afroheshin në Mosulin lindor, tha një komandant i lartë ushtarak...

Në mëngjes trupat arritën të hyjnë në paralagjet e Muharabeen dhe në Ulama pasi kanë çliruar plotësisht lagjet e Tahririt të premtën, tha gjeneral majori Sami al-Aridi.
 
Ai tha se militantët e IS-it kanë rezistuar duke shtënë më snajper dhe me raketa hedhës. Një numër i civilëve, ka ikur drejt rajoneve të kontrolluara nga qeveria.
 
Ne perëndim të Mosulit, milicia Shiite mori kontollin e aerportit ushtarak Tal Afar, tha Jaafar al-Husseini, një zëdhënës i Brigadave Hezbollah me ndikim.
 
Al-Husseini tha se përleshjet pothuaj kanë shkatërruar aeroportin dhe se marrja e tij ka një domethënie të madhe për avancimin e mëtejmë.
 
Ofenziva për rimarrjen e Mosulit, që është nën kontroll të IS-it, nisi që më 17 tetor, dhe është operacioni më I madh ushtarak në Irak që prej largimit të trupave në vitin 2011.
 
Në rast të suksesit, marrja e Mosulit do të ishte humbja më e madhe për kalifatin e vetëshpallur të IS-it që shtrihet deri në Siri.
 
Bazuar në shënimet e OKB-së, më shumë se 56 mijë civilë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të operacionit, nga 1.5 milionë civilë sa jeotjnë në Mosul dhe përreth tij.