Maqedoni

Nesër pa energji mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të Shkupit

20.11.2016 12:29

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjet nesër nga ora 9 e deri në orën 12 pa energji elektrike...

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjet nesër nga ora 9 e deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e rr."Rumena Haxhipanzova" në komunën Kisella Vodë, ndërsa nga ora 09:45 e deri në orën 11:30 nga rajoni tek Kopshti në Belimbegovë në komunën Ilinden.
 
Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit njoftoi se nesër nga ora 9 e deri në orën 13 nuk do të ketë rrymë edhe tek një pjesë e shfrytëzuesve tek udhëkryqi i bul."Jadranska magistrala" dhe rr."Momin Potok" në komunën Karposh.
 
Pa energji nesër nga ora 9 e deri në orën 15 do të mbeten edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Nov Zhivot" dhe "Vashingtonska" në komunën Shuto Orizarë, nga ora 8:30 e deri në orën 13:30  një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Finska" dhe "Proletna Ofanziva" në komunën Gazi Babë, ndërsa nga ora 8:30 e deri në orën 15:30 shfrytëzuesit nga fshatrat Buçincë dhe Grushinë dhe objekti i Mobimak Grushinë në komunat Ilinden dhe Haraçinë./Mia