Maqedoni
Nesër fillon fushata, në garë 11 parti dhe kualicione
20.11.2016 15:33
Partitë politike prej nesër edhe zyrtarisht fillojnë fushatën zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, e cila do të zgjatë deri më 9 dhjetor në mesnatë...

1.784.524 qytetarë në këto zgjedhje do të kenë 11 opcione për të zgjedhur, ndërsa të drejtën për të votuar do ta kenë edhe 20.591 shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë në diasporë.
“Përfundimisht në këto zgjedhje do të marrin pjesë 11 parashtrtues të listave, domethënë parti politike dhe koalicione nëpër njësitë zgjedhore në Maqedoni dhe disa lista të kandidatëve për njësinë zgjedhore numër shtatë, gjegjësisht KSHZ hodhi poshtë listat e dy parashtuesve të kandidatëve, listen e Partisë Social-Demokrate dhe listen e lëvizjes nacionale të Janko Baçevit”, tha Admir Shabani, zëdhënës në KSHZ.
Janë 5 parti shqiptare në këtë garë, BDI, PDSH, koalicionet Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë dhe PPD. Ndër partitë shqiptare, vetëm BDI garon në të 6 njësitë zgjedhore në vend dhe me kandidat për diasporën, PDSH në këto zgjehdje garon në 5 njësi zgjedhore, Aleanca për shqiptarët dhe Rilindje me besë garojnë në 3 njësi zgjedhore dhe PPD vetëm në njësinë e 6 zgjedhore.
ERSAN PAJAZITI
