Maqedoni
Partitë nënshkruan kodeskin, zotohen për zgjedhje korrekte e demokratike
20.11.2016 16:52
Partitë politike garuese në zgjedhjet e 11 dhjetorit nënshkruan kodeskin për zgjedhje korrekte dhe demokratike të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...

Me vonesë në aktin e nënshkrimit erdhi lideri I VMRO-DPMNE–së Nikolla Gruevski. Partitë nënshkruese u zotuan se në mënyrë aktive do të promovojnë parimet për zgjedhje të lira dhe demokratike duke respektuar vullnetin e qytetarëve.
“Pjesëmarësit në procesin zgjedhor me nënshkrimin e këtij kodeksi, qartë shprehin vullnetin se do të respektojnë të drejtën e votës së qytetarëve, e cila është e barabartë dhe e pandërmjetësueshme dhe realizohet në zgjedhje të lira dhe fer me votim të fshehtë. Ata obligohen që kandidatët dhe anëtarët e tyre ti njoftojnë me kodeksin si dhe me përgjegjësitë të përfshira në ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, tha Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se Maqedonia s’ka alternativë tjetër përpos zgjedhjeve demokartike. Në rast dikush shkakton parregullsive, Zaev me porosi se do të bëj gjithçka që ata të dalin para drejtësisë. Sipas Izet Mexhiti nga BDI, për një fushatë të qetë është i nevojshëm kontributi i gjitha partive.
“Uroj që të gjithë e të kontribuojmë drejt këtij qëllimi dhe pajtohem plotësisht se si pjesë e qeverisë, përgjegjësia më e madhe bie mbi partitë të cilat janë në qeveri duke mos anashkaluar që drejt kësaj duhet të kontribuojnë të gjitha partitë që marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha Izet Mexhiti, nga BDI.
Për PDSH-në kodeksi nuk është asgjë e re, por shpreh dyshimin se edhe përkundër nënshkrimit ai nuk do të respektohet nga pushteti.
“Asgjë e re, kështu kodekse janë nënshkruajtur edhe para çdo cikël zgjedhor që kemi patur edhe më parë. Atë që dua të them se partitë në pushtet asnjëherë nuk e kanë respektuar atë që e kanë nënshkruajtur. Vetë fakti që sot këtu nuk ishte lideri I BDI-së flet edhe për qasjen të cilën ata e kanë në këtë proces”, tha Luan Tresi, nga PDSH.
Ndërkohë që koalicioni ‘Alenaca për Shqiptarët’ dhe ‘Lëvizja Besa’,PPD-ja dhe ‘Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi’ pjesë e së cilës është edhe aleanca demokratike e pavle Trajanov u shprehën se do të japin kontributin e tyrë që qytetarët do të votojnë lirshëm. Ndërkohë që skeptike për një proces fer zgjedhor u shprehën Partija Liberale, Koalicioni ‘VMRO për Maqedoninë’ si dhe partia ‘E Majta”.
MERALE ISMAILI
