Al Xhezira nga Egjipti kërkon 150 milionë dollarë dëmshpërblim

29.04.2014 13:34

Rrjeti medial Al Xhezira kërkon nga Egjipti 150 milionë dollarë për dëmet e pësuara të investimeve të tyre në vend nga korriku i vitit 2013…..

Rrjeti medial Al Xhezira kërkon nga Egjipti 150 milionë dollarë për dëmet e pësuara të investimeve të tyre në vend nga korriku i vitit 2013.

Rrjeti dje dorëzoi njoftim formal për kontestin deri te qeveria e përkohshme e Egjiptit. "Njoftimi për kontest" janë themelet e marrëveshjes bilaterale e arritur në vitin 1999 midis Egjiptit dhe Katarit, ndërsa e cila parasheh promovim i ndërsjellë dhe mbrojtje e investimeve.

Në qoftë se nuk arrihet marrëveshje midis rrjetit televiziv dhe autoriteteve egjiptiane në afat prej gjashtë muajsh, Al Xhezira publikoi se lëndën do ta përcjellë në arbitrazhin ndërkombëtar.

Muajt pasiqë ushtria e rrëzoi qeverinë e presidentit Mohamed Morsi, gazetarët dhe të punësuarit në Al Xhezira vazhdimisht kanë qenë të ekspozuar në fushatë shqetësuese dhe kërcënime. Qeveria e përkohshme kreu bastisje dhe mbyllje të zyrave të televizionit, marrje të pajisjes dhe ndalesë së kryerjes së transmetimit.