Ekonomi
Ramadani: Borxhi publik shënon rritje, jotransparent borxhi ndaj kompanive
20.11.2016 17:52
Borxhi i përgjithshëm publik në tremujorin e tretë të këtij viti në Maqedoni arriti në 50.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose 4.7 miliardë euro...

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se krahasuar me tremujorin e dytë, rritja ishte 5.2%, ndërsa borxhi shtetëror nga 37% në tremujorin e dytë u rrit në 41.9% të PBB-së.
Shifrat e fundit flasin për gfjendje alarmante të borxhit ku nga viti 2008 deri në vitin 2016 rritja e borxhit public ka kaluar dyfishin e borxheve.
Analisti ekonomik nehat ramadani thekson se problemi qëndron dhe në transparencën e borxhit të brendshëm.
“Te borxhi I jashtëm nuk kemi problem transparence për shakk edhe të marrveshjeve se ato janë publike dhe aty nuk mund shum të fshihet ndoshtaqëlimi borxheve të tilla. pProblemi te ne është I borxheve të brendshmë dhe pse themi ktu nuk është aq shum kur qeveria merr hua nga banka dhe s I detyreohet kompanive të ndryshme në mes furnizimeve publike ktu në maqedoni , dhe këtu do të them sektori apo ma saktë industria ndërtimore në Maqedoni firmat të cilat punojn në projektin shkupi 2014 ku nuyk dihet sakt se sa qeveria I detyrohet këtyre kompanive apo një e dhënë tjetër interesante është për kompanin EVN qeveria është borxhliu më I madh në Maqedoni me disa miliona euro I detyrohet EVN-së”, tha Nehat Ramadani, analist ekonomik.
Trendi I marrjes së borxheve të fundit nuk është se investohet në projekte productive por për mbulim të detyrimeve të borxheve paraprake apo për mbulim të deficiteve buxhetore. Sipas analistit Ramadani për të kaluar këtë…
“Nëpërgjithsësi duhet të bejmë një analizë më të detajuar dhe strategji për uljen e borgjit public. Kemi starategji të përgjithsme por duhet të jetë më e qëndrueshme dhe praktikisht ti tregojnë rrugët kryesore qëllimet kryesore që sit ë kalohet gjendja e tanishme , element tjetër është orientimi jo vetëm i borxheve porkryesisht buxheteve përshkak se ne kemi buxhet social dhe orientimi i këtyre buxheteve duhet të jetë më tepër në projekte productive dhe këtu kam parasysh mbigjitha punzënie të grupmoshave kryesisht të re ku kemi problem të madh ku 50 përqind te të rinjt janë të papunë. ritja e kompetencës respiktivisht konkurueshmëris te bizneset kryesisht te to të vogla dhe të mesme gjithashtu mund të jetë një element që mund të ndihmojë kapërcimin e gjendjes ekonomike që kemi tani, ulja e shpenzximeve publike dhe investimeve publike që janë jo productive.”
Organizata botërore për matjen e transparencës së borxhit public International Budget Partnership në baz të kritereve të përgjithsme rendit Maqeoninë të fundit në rajon me 35 pikë nga gjithsjes 100 pikë.
Ngecje me te madhe te transparenca e buxhetit kemi te buxheti participative ku prej 100 pikëve kemi vetëm 6 pikë , ngecje tjetër kemi në shqyrtimi e buxhetit në mes vit dhe tjetër është se maqdonia nuk përpilon draft të buxhetit përpara se buxheti të shkon në komisone parlamentare.
GAZMEND REGJEPI
