Botë
Pence: Romney mund të jetë sekretar i jashtëm Amerikan
20.11.2016 18:22
Ish kandidati republikan për president, Mitt Romney është “nën shqyrtim aktiv” për të shërbyer si sekretar i shtetit i SHBA-së...

Këtë e bëri të ditur nënpresidenti i zgjedhur i SHBA-së, Mike Pence gjatë një interviste me televizionin Fox vetëm një ditë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump, u taku a me Romneyn i cili e pati kritikuar gjatë fushatës zgjedhore.
Trump tha se takimi ishte “shumë i mirë” megjithë spekulimet se u diskutua edhe për çështjen e diplomatit kryesor. Pence i tha Fox news se Romney, që garoi pa sukses kundër Barack Obamës më 2012, shfaqi vullnetin që të merret parasysh për këtë pozitë.
Romney e akuzoi Trumpin për “mashtrim” gjatë fushatës dhe u bëri thirrje republikanëve që të mos e votojnë. Trump iu përgjigj duke e quajtur Romneyn “humbës” dhe “kandidat të dështuar”. Megjithëkëtë, Romney i telefonoi Trumpit javën e kaluar për ta uruar për fitoren.
