KOREJA VERIORE

Koreja Veriore filloi trajnim ushtarak

29.04.2014 13:38

Ministria koreanojugore e Mbrojtjes kumtoi se herët në mëngjes është informuar se trajnimet do të mbahen në afërsi të dy ishujve në perëndim të Gadishullit Korean…..

Koreja Veriore në mëngjesin e sotëm filloi trajnim ushtarak  në afërsi të pacaktuar  të kufirit kontestues detar me Korenë jugore, që është hera e dytë këtë muaj Pheniani të mbajë  trajnim të tillë, lajmëruan mediat koreanojugore.

Herën e kaluar kur ishte mbajtur trajnimi i tillë, kah fundi i muajit mars, forcat koreanoveriore dhe koreanojugore, hodhën më shumë se qindra projektilë ndaj njëri tjetrit, të cilat përfunduan në det.

Ministria koreanojugore e Mbrojtjes kumtoi se herët në mëngjes është informuar se trajnimet do të mbahen në afërsi të dy ishujve në perëndim të Gadishullit Korean.

Zëdhënësi i Qeverisë koreanojugore theksoi se ushtria e atij vendi është "tërësisht e përgatitur".