Ivanov do ta marrë titullin: "Doktor nderi i shkencave" në ABSH në Sofje
Në një ceremoni solemne në Akademinë bullgare të Shkencave (ABSH) në Sofje....

Në një ceremoni solemne në Akademinë bullgare të Shkencave (ABSH) në Sofje sot presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov do t'i ndahet titulli "Doktor nderi i shkencave".
Gjatë vizitës dyditore në Republikën e Bullgarisë, presidenti Ivanov sot në Akademinë bullgare të Shkencave (ABSH) do të realizojë takim me akademikun Stefan Vodeniçarov, kryetar i ABSHsë, dhe do të mbajë ligjëratë me temë "Migrimet dhe emigrantët: sfida për mijëvjeçarin e tretë".
Është paraparë nesër presdenti Ivanov të realizojë takime me kolegun e tij bullgar, Rosen Plevneliev si dhe me presidentin e ri të Bullgarisë, Rumen Radev ku do të bisedohet për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dypalësh. (mia.mk)
