Promovim i Kodit për etikë gjyqësore të gjykatësve
Kodi për etikë gjyqësore të gjykatësve të Republikës së Maqedonisë sot do të prezantohet në Shkup...

Kodi për etikë gjyqësore të gjykatësve të Republikës së Maqedonisë sot do të prezantohet në Shkup, në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik "Pavel Shatev" dhe Shoqatës të Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Projektin IPA 2010 "Mbështetje e mëtejme për gjyqësi të pavarur, përgjegjëse, profesionale dhe efikase dhe avancim i shërbimit të provës dhe masave alternative".
Në prezantim është paralajmëruar pjesëmarrje e gjykatësve dhe prokurorëve publikë nga të gjitha rajonet e apelacionit dhe përfaqësues të Odës së avokatëve të Republikës së Maqedonisë.
Fjalime hyrëse në prezantim do të kenë drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe prokurorë publik "Pavel Shatev", Aneta Arnaudovska, anëtarë të Bordit drejtues të shoqatës të gjykatësve të RMsë dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme të RMsë, Shpend Devaja, avokati dhe eksperti kryesor ligjor i Projektit IPA 2010 "Mbështetje e mëtejme për gjyqësi të pavarur, përgjegjëse, profesionale dhe efikase dhe promovim të dënimit me kusht dhe masave alternative", Jordan Apostoloski.
Fjalime lidhur me temën do të kenë drejtoresha e Akademisë, Aneta Arnaudovska, gjykatësi i Gjykatës Supreme të RMsë Shpend Devaja, gjykatësi i Gjykatës Supreme të ë Kroacisë, Gjuro Sesa dhe gjykatësja nga Gjykata Supreme e Sllovensië, Nina Beteto. (mia.mk)
