Mjegull nëpër fushëgropa, ajri më i ndotur në Lisiçe të Shkupit

21.11.2016 10:32

Sot në mëngjes sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor...

Sot në mëngjes sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga komunat e Shkupit ajri më i ndotur është në Lisiçe me 167.71 mikrogramë në metër kub PM10 grimca, vijon Karposhi me 154,39, Rektorati 152,76, Qendra 143,81, Gazi Baba 138,31 dhe Milladinovcë 135,59 mikrogramë.

Në stacionet e matjes në vend, ajri më i ndotur sipas matjeve sot në mëngjes është në Manastir me 94.07, Tetovë 92,60, Kuamanovë 80,09, Veles 75,82, Kërçovë 71.32, Kavadar 70.84 dhe Koçan 60,67 mikrogramë.

Në 24 orët e fundit koncentrimet më të larta të matura të grimcave PM10 kanë lëvizur prej 660.14 në Kumanovë, 535 në Lisiçe, 472 te Rektorati, 370 në Manastir, 348 në Gazi Babë, 345 në Tetovë, 341 në Karposh, Kavadar 287.52, Milladinovc 258, Veles 236,75, Kërçovë 223,24, Koçan 215,13, Qendër 193 mikrogram.

Gjatë fundjavës koncentrimet më të larta janë matur në Gazi Babë të cilat arrijnë 959.99 mikrogramë në metër kub.