Ditët e filmit bashkëkohor spanjoll

21.11.2016 10:39

Me komedinë "Delet nuk e humbasin trenin" të regjisorit Alvaro Fernandez Armero....

Me komedinë "Delet nuk e humbasin trenin" të regjisorit Alvaro Fernandez Armero, i cili është edhe skenarist i këtij filmi prej vitit 2014, Kinoteka e Maqedonisë prej sot deri më 28 nëntor do t'i organizojë Ditët e filmit bashkëkohor spanjoll.

Do të shfaqen tetë realizime nga kinematografia e Spanjës nga produksioni më i ri, me përjashtim të filmit të 22 nëntorit ­ "Ylli fatlum" të regjisorit Rikardo Franko, i cili është i vitit 1997 dhe siç thekson kinoteka, është përfshirë në përzgjedhje për shkak të cilësisë.

Ditëve në vijim publiku do të mund t'i shikojë filmat "Ishulli i vogël" i Alberto Rodrigez, "Nuk ka paqe për të këqijtë" të Enrike Urbizy, "Migeli dhe Uiliam" të Ines Paris, filmi i animuar për fëmijë "Gomari i Don Kishotit" të Hose Pozo, "Ylli që bie" i Luis Minjaros dhe "të gjithë ata janë të vdekur" në regji të Beatriz Sançez. Projeksioni i "Migel dhe Uiliam" nga viti 2007 është në kuadër të shënimit të 400 vjetorit të vdekjes të Migel de Servantes dhe të Uiliam Shekspirit, të dy kolosë të letërsisë botërore të cilët kanë vdekur në datën e njëjtë 23 prill 1616.

Filmi shfaq një histori të mundshme në të cilën Shekspiri dhe Servantesi kanë qenë rivalë dhe bashkëpunëtorë. (mia.mk)