Koreja e Jugut: Numri i viktimave në përmbytjen e trajektit është 193

29.04.2014 13:43

Park në seancën e kabinetit tha se Koreja Jugore "ka humbur shumë jetë të çmueshme për shkak të fatkeqësisë", dhe kërkoi falje në opinion……..

Presidentja e Koresë Jugore Park Geun Hje kërkoi falje për paaftësinë qeveritare të ndërmarë hapa adekuate, pas tragjedisë me trajektin me ç'rast humbën jetën 476 njerëz, kryesisht fëmijë.

Park në seancën e kabinetit tha se Koreja Jugore "ka humbur shumë jetë të çmueshme për shkak të fatkeqësisë", dhe kërkoi falje në opinion.

Ajo tha se Qeveria nuk ka mundur ta ndalojë fatkeqësinë, por se "përgjigjet fillestare dhe përpjekjet nuk kanë qenë të mjaftueshme".

Ekipet e shpëtimit edhe më tutje, pothuajse dy javë nga fatkeqësia, hetojnë pas mbi një qind të zhdukurve.

Numri i konfirmuar i viktimave në përmbysjen e trajektit është 193, ndërsa shumica e viktimave dhe të zhdukurve janë nxënës të shkollës së mesme.

Familjarët dhe miqtë e viktimave pohojnë se Qeveria nuk ka bërë mjaft që t'i shpëtojë ose mbrojë më të afërmit e tyre, pas së cilës kryeministri parashtroi dorëheqje, ndërsa tani edhe presidentja kërkoi falje në situatë pakënaqësisë së opinionit.