Filloi fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit
Në mesnatë zyrtarisht ka filluar fushata e partive dhe koalicioneve...

Në mesnatë zyrtarisht ka filluar fushata e partive dhe koalicioneve, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.
Fushata zgjedhore do të zgjasë 20 ditë dhe do të përfundojë më 9 dhjetor në mesnatë. Në zgjedhjet e parakohshme marrin pjesë 11 subjekte politike, gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista të kandidatëve.
Aktivitetet zgjedhore zyrtarisht partitë i fillojnë sot. Bashkimi Demokratik mbrëmë mbajti konventën në të cilën prezantuan platformën politike, si dhe bëri promovimin e kandidatëve për deputetë për të 6 njësitë zgjedhore.
Partia Demokratike Shqiptare tubimin e parë të saj do ta mbajë sonte para banorëve të Studeniçanit. Edhe Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” mbrëmë mbajti konventën e saj në të cilën prezantoi platformën politike me të cilën do të garojë në këtë cikël zgjedhor, si dhe promovoi listën e kandidatëve për deputetët në tre njësitë zgjedhore.
PPD konventën e saj zgjedhore do ta mbajë në Tetovë, në orën 18:00. Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të ketë miting në Ohër, kurse Koalicioni i kryesuar nga LSDM do të ketë tubim në Prilep.
