“Kompasi zgjedhor” - aplikacion për t’i ndihmuar qytetarët të zgjedhin
21.11.2016 14:23
U promovua sot Kompasi zgjedhor, një aplikacion on-line...

U promovua sot Kompasi zgjedhor, një aplikacion on-line që u mundëson qytetarëve të krahasojnë qëndrimet e tyre me ato të partive politike.
Organizatat e kyçura në këtë projekt tashmë kanë bërë përzgjedhjen e pyetjeve dhe qytetarët mund të krahasojnë përgjigjet e partive për të vendosur se cila platformë politike është më e afërt për ta.
“Gjithsej janë 30 pyetje. Nga sot ky aplikacion on-line është i hapur për qytetarët që në formë të përgjigjeve të krahasojnë qëndrimet e tyre me ato që janë përgjigjur partitë politike. Aplikacioni do të funksionojë prej sot deri në përfundimin e procesit zgjedhor”,- deklaroi Bashkim Bakiu nga Instituti për hulumtimin e politikave.
