ITShKShM dhe ISPSh promovojnë tre tituj të rinj kushtuar Gjerasim dhe Sevasti Qiriazit

21.11.2016 15:07

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup....

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Protestante dhe Shqiptare botoi tre vepra të rëndësishme: “Gjerasimi: predikues, iluminist, rilindës” të autorit Xhon Kuandrud, “Pengu i kaçakëve” të autorit Gjerasim Qiriazi dhe “Jeta ime” të autores Sevasti Qiriazi – Dako.

Drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani, në fjalën e tij u shpreh: “Promovimi i këtyre veprave nuk është promovim i zakonshëm librash, por është një histori e arsimit shqiptar dhe i Rilindjes Kombëtare, duke filluar me hapjen e shkollës së vashave para 125 viteve dhe Kongresin e Manastirit, e sidomos në periudhat më të rëndësishme për popullin shqiptar dhe zbardhjen e të vërtetës mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve nga fqinjët, serbët dhe grekët, dhe sidomos në Konferencën e Versajës, në të cilën Sevasti Qiriazi ishte promotore e ndërlidhjes së çështjes shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Protestante në Tiranë, David Hosoflok, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Në pjesën e dytë bibliotekave të institucioneve arsimore e institucioneve tjera në Maqedoni dhe shkollave të mesme në Maqedoni iu dhuruan veprat e botuara.