Afganistan, sulm në xhami, 27 të vdekur dhe 35 të plagosur

21.11.2016 15:45

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 27 persona në xhaminë shiite “Baqir ul Olum”....

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 27 persona në xhaminë shiite “Baqir ul Olum” në kryeqytetin afgan Kabul.

Të paktën 35 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në një kohë kur besimtarët ishin mbledhur në një ceremoni fetare.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi, por shiitët afganë janë përballur me një seri sulmesh muajt e fundit, të cilat pretendohet se janë marrë përsipër nga “Shteti Islamik”.