Maqedoni

Botuesit shqiptarë në USHT, ofrojne mudësi për lexuesin

29.04.2014 18:08

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, zbarkoi karavani letrar i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë...

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, zbarkoi karavani letrar i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë.
 
Me këtë rast, stafit akademik, profesorëve dhe studentëve të USHT-së, iu ofrua për së afërmi mundësia për të blerë tituj të ndryshëm të librave.
 
“Është një kënaqësi  e veçantë për ne, sepse këtu ka një numër mjaftë të madh të vizitorëve, të studentëve, profesorëve, por sigurisht që ka edhe nga ata që vijnë nga jashtë. Bashkëpunimi ynë me Universitetin do të jetë edhe më tutje, sepse ne si Lidhje e Botuesve jemi një avangardë e cila prezanton Universitetin nëpër panairet ndërkombëtare dhe njëkohësisht edhe nëpër universitetet e shumta nëpër botë”, tha kryetari i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, Sevim Ameti.
 
Panairin e Librit që po organizohet në USHT nga Lidhja e Botuesve Shqiptar në Maqedoni, e vizitoi edhe stafi akademik dhe adhuruesit e librit.
 
“Sot kemi promovimin e shumë librave dhe u jepet mundësia studentëve, stafit akademik dhe qytetarëve të Tetovës, që të vijnë të vizitojnë dhe të marrin titujt që ata i dëshirojnë”, u shpreh rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.
 
“Lidhja e Botuesve Shqiptarë, lirshëm mund të them se është mik jashtëzakonisht i mirë i Universitetit tonë, se kudo ku shkon, kudo që prezantohet me aktivitetet e saj, përmend Universitetin Shtetëror të Tetovës, si vatër të mirëfilltë arsimore në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë”, theksoi dekani i Fakultetit Filologjik të USHT-së, Fatmir Sulejmani.
 
Në këtë Panair që organizohet nga Lidhja e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
 
ZEJXHANE OSMANI