Botë

Libi, 20 të vdekur për një majmum, u përdorën tanke dhe armë të rënda

21.11.2016 20:16

Të paktën 20 kanë vdekur deri më tani nga përleshjet midis dy fiseve në qytetin e Libisë Sabha, pas një incidenti që ndodhi me një majmum...

Majmuni sipas mediave lokaleve vendase ka sulmuar një nxënës dhe kjo ka bërë që familjarët e tij të kërkojnë hakmarrje.
 
Tre burra vranë së bashku kafshën pas përplasjeve të para. Por, luftimet midis klaneve “Awlad Suleiman” dhe “Guedadfa” nuk përfunduan këtu. Numri i viktimave shkoi duke u rritur dhe humbjet më të madh sipas BBC-së i ka grupi “Awlad Suleiman”.
 
Raportet bëjnë me dije se tanke, raketa dhe armë të tjera të rënda janë përdorur nga luftimet, ku të paktën 50 persona mbetën të plagosur.
 
Fisi “Guedadfa” i përket ish-liderit libian Muamar Gadafi.  Disa porte thonë se majmumi ka arritur t’i heqë vajzës shaminë nga koka dhe e ka dëmtuar atë.
 
Marrëdhëniet midis dy grupeve kanë qenë të acaruara për vite të tëra dhe ka mjaftuar me sa duket një shkëndijë për të shkaktuar gjakderdhje. Qyteti Sabha është qendër e trafikut të emigrantëve dhe armëve./Ora News