Maqedoni

Rrihet një i punësuar në pikëpagesën rrugore para Tetovës

21.11.2016 21:31

Dhjetë persona të panjohur dje fizikisht kanë sulmuar një të punësuar në pikëpagesën rrugore në autostradën Gostivar - Tetovë...

Dhjetë persona të panjohur dje fizikisht kanë sulmuar një të punësuar në pikëpagesën rrugore në autostradën Gostivar - Tetovë, dhe e kanë nxjerrë nga vendi shufrën nga metali dhe me të e kanë thyer kabinën, pas çka kanë ikur.
 
Pas ngjarjes, të punësuarit R.I. (53) nga Tetova iu dha ndihmë mjekësore në Spitalin klinik - Tetovë, pas çka është mbajtur në mjekim.
 
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB-së. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit./Mia