Parashikimi i motit

22.11.2016 09:00

Moti në vendin tonë sot do të jetë me diell....

Moti në vendin tonë sot do të jetë me diell. Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull e dobët veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës dukshmëria do të jetë e ndryshueshme. Në vendet malore dhe vendet më të larta do të  fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej minus katër deri zero, ndërsa temperatura maksimale ditore prej shtatë deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i njëjtë. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri minus dy, ndërsa ajo e ditës do të ngritet deri nëntë gradë Celsius.