Zv. kryeministri Halili për vizitë në Muzeun e Alfabetit në Manastir

22.11.2016 09:14

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili...

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot do të vizitojë Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit, ku do të marrë pjesë në disa evenimente që organizohen në këtë qytet.

Në ora 16:30 do të mbahet Konferencë në sallën e Muzeut të Alfabetit në Manastir me temë: “Kongresi i Manastirit dhe personalitetet e anëtarëve të Komisionit të Alfabetit”.

Ndërsa në ora 17:00 do të bëhet inaugurimi i Dhomës Përkujtimore të Anëtarëve të Komisionit të Alfabetit.

Më pas në ora 19:00 në Sallën e madhe e Qendrës për Kulturë në Manastir do të mbahet Galla Koncert, ku do të marrin pjesë: Orkestra Filarmonike e Universitetit të Arteve "Ibrahim Madhi", solist Shkëlzen Doli – violinë, dirigjent Olsi Qinami dhe mysafir special Çun Lajçi ­ poezi. (mia.mk)