Rruga Mavrovë Dibër te Ura e Boshkut tre orë do të jetë në ndërprerje
22.11.2016 10:28
Aksi rrugor Mavrovë Dibër te ura e Boshkut Kosovrasti sot nga ora 12:30 e deri në orën 15:30...

Aksi rrugor Mavrovë Dibër te ura e Boshkut Kosovrasti sot nga ora 12:30 e deri në orën 15:30 sërish do të jetë në ndërprerje për shkak të asfaltimit.
Qendra dispeçerike e Ndërmarrjes Publike "Rrugët e Maqedonisë" informon se në varësi të nevojave do të lëshohen vetëm automjetet me prioritet si ndihma e shpejtë, policia dhe automjetet e zjarrfikësve.
Më shumë informata mund të merren në Qendrën Informative Dispeçerike të "Rrugët e Maqedonisë" në numrin e telefonit 02/25 61 502 ose në ueb faqen www.makedonijapat.com.mk.
