Në Manastir do të shënohet Dita e Alfabetit Shqip

22.11.2016 10:50

Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë sot e shënojnë Ditën e Alfabetit Shqip....

Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë sot e shënojnë Ditën e Alfabetit Shqip.

Në ditën e sotme në vitin 1908, intelektualët shqiptarë nga Ballkani në Kongresin në Manastir e unifikuan alfabetin  e gjuhës shqipe.

Manifestimin me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip do të mbahet në Manastir në organizim të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në Shtëpinë e Kulturës në Manastir koncert do të mbajnë violinisti Shkëlzen Doli nga Filarmonia e Vjenës dhe orkestri i Universitetit të Tiranës “Ibrahim Madhi” nën dirigjim të Osli Qinamit dhe mysafiri special Çun Lajçi – poezi.