Urim nga Ivanovi me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Afabetit Shqip...

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Afabetit Shqip, dërgoi urim deri te pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë.
Konkluzionet e Kongresit të Manastirit, siç theksohet, në të cilin është pranuar shkrimi latin me disa ndryshime të shkronjave të adaptuara të veçorive të gjuhës shqipe, flasin se është e drejtë dhe obligim i çdo populli ta kultivojë dhe ta avancojë traditën, duke e konsideruar gjuhën si pasuri më të madhe shipërtëore.
Presidenti Ivanov në urim ka potencuar se mundësitë për arsim dhe për krijimin e gjuhës së vet amtare janë vlera të cilat e përforcojnë dhe pluralizmin kulturor në vend.
