ShBA, aksidentohet autobusi i shkollës, gjashtë fëmijë të vdekur, arrestohet shoferi
22.11.2016 11:21
Gjashtë nxënës të një shkolle fillore kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Një autobus shkolle me 35 nxënës doli nga rruga dhe u përmbys në Tenese, duke lënduar edhe 21 fëmijë të tjerë të cilët janë dërguar në spital.
Po hetohet nëse tejkalimi i shpejtësisë ishte faktori i aksidentit.
Autobusi ishte e vetmja makinë e përfshirë në aksident.
Pesë prej nxënësve humbën jetën në vendin e ngjarjes dhe një ka vdekur në spital, ndërsa shoferi është arrestuar dhe do të përballet me akuzën e vrasjes.
