Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Mitmarrje”

22.11.2016 11:37

Pas tri anulimeve në Gjykatën Penale...

Gjykata Penale në Shkup sot ka anuluar seancën gjyqësore për rastin “Mitmarrje”, në të cilin akuzohet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev tha se avokati i tij, Vane Andreev, i cili njoftoi se do të arrijë në seancë, kishte probleme me automjetin, kurse dy avokatët tjerë, Filip Medarski dhe Jakim Naumov, kanë munguar për arsye shëndetësore.

Gjykatësja, Diana Gruevska-Ilievska, ka caktuar seancën e radhës për më dy dhjetor dhe po ashtu është përcaktuar datë alternative më 20 dhjetor me kërkesën e Zaevit që seanca të rifillojë pas zgjedhjeve. Në gjykatë mbërriti edhe biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov, nga i cili, sipas padisë, Zaev ka kërkuar 160 mijë euro ryshfet.

Gjykimi i rastit “Mitmarrje” filloi më 25 janar 2016, kurse seancat për së treti herë deri më tani janë shtyrë.