Maqedoni
Zgjedhjet 2016, Koalicioni për Ndryshime mbajti tubim në Shkup
22.11.2016 15:02
Me moton "Mos u frikësoni, regjimi do të bjerë!", Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi, Blloku i tretë, i kryesuar nga Lidhja Demokratike...

Me moton "Mos u frikësoni, regjimi do të bjerë!", Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi, Blloku i tretë, i kryesuar nga Lidhja Demokratike, fushatën zgjedhore e filloi në Shkupi.
Lideri i LD-së, Pavle Trajanov, prezantoi masat urgjente ekonomike për stabilizim të ekonomisë, pengim të shpërnguljes së të rinjve dhe uljen e varfërisë.
Ai paralajmëroi rritje të pensioneve deri më 200 euro dhe ndarje të 2% nga Buxheti për punësim të të rinjve.
“Para dy viteve paralajmëruam se duhet të ketë përgjegjësi për udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së, e cila ka shkatërruar shtetin dhe ka vjedhur qytetarët, ndërsa të rinjtë, më të aftit, i detyroi ta lëshojnë vendin. Ne kemi program për hapjen e ndërmarrjeve të vogla, ku do të punësohen mbi 90 mijë të rinj dhe kuadro të afta. Ne do t’i ftojmë menaxherët tanë më të aftë nga jashtë që të vijnë në Maqedoni për të zhvilluar ekonominë e vendit. Nga buxheti do të mundësojmë kushte të njëjta për biznes dhe do të ndajmë mbi 800 milion euro për kompanitë e vendit dhe të jashtme të cilat do të investojnë dhe do të hapin vende të reja të punës”,- tha lideri i LD-së, Pavle Trajanov.
Koalicioni për Ndryshime premton depolitizim të gjyqësorit dhe drejtësi të njëjtë për të gjithë, debllokim të procesit eurointegrues dhe anëtarësim në NATO dhe BE me emrin kushtetues.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër katër, Sllobodan Bogoevski, deklaroi se pas zgjedhjeve të para demokratike në Maqedoni në vitin 1990, në të gjitha zgjedhjet tjera populli ka votuar nga dëshpërimi dhe tani populli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të dënojë qeverinë aktuale.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
