Botë

Shqipëri, Vetingu i pezulluar, kushtetuesja refuzon kërkesën e PS-së

22.11.2016 17:07

Ligji i Vetingut do të vazhdojë të mbetet i pezulluar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese....

Ajo ka refuzuar kërkesën e Partisë Socialiste për bërjen funksionale të saj, duke pranuar kërkesën e demokratëve dhe unionit të gjyqtarëve, që ligji të mos hyjë në fuqi për shkak se ka probleme kushtetuese.
 
“Nga momenti i marrjes së vendimit deri tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë”,- tha kryetari i trupit gjykues. 
 
Seanca është ndjekur edhe nga ambasadori i ShBA-ve, Donald Lu, dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin. 
 
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, kërkoi heqjen e pezullimit të ligjit. Kuvendi ende nuk është njohur me shkaqet e pezullimit. 
 
“Jemi njohur vetëm me vendimin e jo me motivet. Pse është pezulluar ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi”,- u shpreh Majko.
 
Komisioni Europian dha rekomandimin për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, ndërsa theksi kryesor është vënë te zbatimi i reformës në drejtësi, e cila nuk mund të nisë pa Ligjin e Vetingut.
 
LULJETA NDOKA