Maqedoni
Allthauzer, apel për fushatë të qetë dhe zgjedhje kredibile, “Civil”: Të tregohet vullnet për zgjedhje të besueshme
22.11.2016 17:35
Ambasadorja gjermane në vend, Kristine Alltahauzer, u bashkëngjitet thirrjeve të diplomatëve ndërkombëtarë për fushatë të qetë dhe zgjedhje kredibile...

Ajo ka ftuar partitë politike të zbatojnë edhe në praktikë firmosjen e Kodeksit për zgjedhje të lira.
“Koha e fushatës është e shkurtër, por thelbësore. Edhe pas 11 dhjetorit duhet të fillojë zbatimi i reformave për ta kthyer vendin në rrugën euroatlantike”,- u shpreh ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Allthauzer.
Nga ana tjetër, Organizata “Civil” thotë se që në fillim të fushatës ka evidentuar shumë parregullsi, si: keqpërdorim të fëmijëve, keqpërdorim të institucioneve dhe presion ndaj mediave.
“Ky është momenti i fundit kur partitë duhet të tregojnë vullnet politik që të kemi një proces sadopak të besueshëm më 11 dhjetor. Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, do të kemi pasoja edhe më të rënda për zhvillimet në përgjithësi dhe për ekzistencën e vendit tonë”,- theksoi Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.
Njëherit u apelua që parregullsitë e evidentuara të evitohen gjatë ditëve të ardhshme të fushatës.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
