Maqedoni
"Ryshfeti", sërish anulohet seanca ndaj Zoran Zaev
22.11.2016 17:48
Sërish është anuluar seanca e sotme për procesin gjyqësor kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin "Ryshfeti"...

Zaev u paraqit në sallën e gjykatës, por munguan tre avokatët e tij.
Për seancën e ardhshme gjykatësja caktoi dy data, 2 dhe 20 dhjetor.
Lideri i LSDM-së pas anulimit të seancës së sotme nuk dha deklaratë për mediat.
