Maqedoni

Anulohet seanca për Demirin - i akuzuar për demolimin e zyrës së presidentit

22.11.2016 17:59

Është anuluar seanca gjyqësore edhe për aktivistin e “Të Majtës”, Mariglen Demiri, i akuzuar për demolimin e zyrës së presidentit në qendër të Shkupit gjatë protestave...

Seanca u anulua pasi prokurori me vonesë ka dorëzuar dëshmitë, ndërsa seanca e radhës është caktuar në muajin janar të vitit të ardhshëm.
 
“Nuk mundet ju kur keni kohë, u bënë pothuajse dy muaj pa dy ditë, si mund të paraqisni prova pesë minuta para seancës. Çfarë janë ato prova dhe çka përmbajnë ato prova në 10 faqe nuk e di, do të shikoj dhe do të deklarohemi, megjithatë nuk është e thjeshtë të jeni të akuzuar në procedurë penale dhe në të njëjtën kohë të keni të patjetërsueshme të paraqiteni, si i akuzuari, Mariglen Demiri, dhe tani ai përsëri duhet të paraqitet në 24 janar”,- u shpreh avokati, Sasho Dukovski.
 
“Ishte e parashikueshme që këpuca do ta godasë më forte “Të Majtën”, e cila ishte formuar të qëndrojë në mbrojtje të qytetarit të thjeshtë, i cili nuk e kishte atë privilegj. Sot jemi dëshmitarë të persekutimit penal, i cili me këtë rast ishte organizuar kundër “Të Majtës”. Pothuajse secili njeri në lëkurë të tij e ka ndjerë padrejtësinë e jurisprudencës të Maqedonisë, nuk e kanë ndjerë vetëm elita politike dhe ekonomike, të cilët instrumentet demokratike i kanë shfrytëzuar për ta mbajtur komforin e tyre dhe për t’i fshehur kriminalet e tyre”,- theksoi anëtari i “Të Majtës”, Andrej Jovancevski.
 
GAZMEND KURTISHI