Maqedoni

Shënohet Dita e Alfabetit Shqip, vandalizohet Muzeu i Alfabetit në Manastir

22.11.2016 18:22

Me një sërë aktivitetesh u shënua sot 108 vjetori i Kongresit të Alfabetit Shqip, që paraqet një datë me rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët....

Në kuadër të aktiviteteve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit ishte edhe hapja e sotme e Dhomës Përkujtimore të Komisionit të Alfabetit në Muzeun e Alfabetit në Manastir.
 
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mbarë, pasi në mëngjesin e sotëm persona të panjohur kanë vandalizuar Shtëpinë e Alfabetit, duke thyer derën e shtëpisë, ndërsa në të është ngjitur edhe një grafit me mbishkrimin “Vdekje për shqiptarët”.
 
Ky akt vandal u dënua nga drejtori i muzeut dhe pjesëmarrësit në aktivitetet e sotme.
 
SANIJE DURAKU