Maqedoni
USHT hap dyert për maturantët
29.04.2014 18:24
Me këtë rast rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, tha se në USHT respektohet liria akademike...

Me këtë rast rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, tha se në USHT respektohet liria akademike, aplikohen metoda të reja të studimit, ku nxitet dhe stimulohet procesi kërkimor-hulumtues dhe avancohet gjenerata e re, për të qenë në hap me ndryshimet shoqërore dhe nevojat e tregut.
“Maturantët që zgjedhin për të studiuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndjekin me sukses rrugën e arsimimit dhe edukimit, për të fituar njohuri të reja dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në konsolidimin e vlerave të dijes në shoqërinë tonë. Deri më sot, në të gjitha fakultet dhe programet studimore të Universitetit tonë, i kanë përfunduar studimet deridiplomike rreth 9000 absolvent dhe me këtë rast ne u shprehim mirënjohjen tonë, në radhë të parë stafit akademik për këto arritje në përgatitjen e kuadrove të reja në fusha të ndryshme të arsimit dhe shkencës”, u shpreh rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.
Maturantët, të cilët ishin të pranishëm në këtë eveniment, vlerësuan lartë kushtet dhe ofertën akademike të USHT-së.
“Mendoj që shumë nxënës duhet të zgjedhin USHT-në për shumë arsye, nga se ofron mundësi të shumta”, theksoi maturantja Doruntina Musa.
“Mendoj se veçanërisht objekti i ri ofron kushte mjaftë të mira dhe nga prezantimet kemi parë se edhe programet studimore janë në nivel”, tha maturantja Erblina Zeqiri.
“Ka një program mjaft të ngjeshur, që ofron degë dhe drejtime të një cilësie me kuadër të lartë, por edhe shumë laramani të profesioneve të ndryshme”, potencoi maturantja Alma Kodra.
Universiteti Shtetëror i Tetovës tashmë veprimtarinë e zhvillon në dy cikle të studimeve, në të gjithë 11 studimet i ndjekin mbi 16 mijë student dhe mbi 1000 student në studimet pasuniversitare.
MIFTAR EMINI
