Botë

ShBA paralajmëron rrezik për sulme terroriste në Europë

22.11.2016 18:57

Departamenti i shtetit i ShBA-së ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Europë....

Departamenti i shtetit i ShBA-së ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Europë gjatë periudhës së festave të fundvitit me paralajmërimin për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm.

Departamenti nuk saktësoi vendet dhe as datat në paralajmërimin e tij, që i pason paralajmërimet e tjera për kujdes të publikuar në të kaluarën.

Por, ai tregoi për Festën e Falënderimeve në ShBA, më 24 nëntor, dhe Festën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor.

"Qytetarët e ShBA-së duhet të tregojnë kujdes në festa, ngjarje dhe në tregjet në vendet e hapura”,- thuhet në paralajmërim.

“Informacionet kredibile japin të kuptohet se “Shteti Islamik”, “al-Kaida” dhe partnerët e tyre vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Europë, me përqendrim në sezonin e festave që po vijnë dhe ngjarjet e ndërlidhura”,- thuhet në kumtesë.