"Hungarikum" për promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve hungareze

23.11.2016 09:03

Konferencë në të cilën do të prezantohet sistemi....

Konferencë në të cilën do të prezantohet sistemi që i bashkon dhe promovon prodhimet dhe shërbimet kombëtare autoktone hungareze "Hungarikum" organizon sot Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) në bashkëpunim me Ambasadën dhe Ministrinë e Bujqësisë të Republikës së Hungarisë.

Siç informoi LOE, qëllimi i konferencës është të prezantohen shembujt pozitivë, të këmbehen përvoja dhe të stimulohet bashkëpunimi i biznesit mes kompanive të Hungarisë dhe Maqedonisë kur bëhet fjalë për promovimin e prodhimeve tradicionale në tregun ndërkombëtar dhe mbrojtja e tyre nën markë të përbashkët.

Para të pranishmëve do të mbajnë fjalime ambasadori i Hungarisë në Maqedoni Laslo Duks, drejtori operues i LOE­së Aleksandar Zarkov, zëvendëssekretari i shtetit në Ministrinë hungareze të Bujqësisë Lorand Ishtvan Skalai dhe këshilltari ekonomik në Ambasadën e Hungarisë Ervin Szell. (mia.mk)