Fillon Java e gjashtë e disenjit Shkup

23.11.2016 10:33

"Markat e reja në rritje" është motoja e Javës së 6-­të të disenjit Shkup ...

"Markat e reja në rritje" është motoja e Javës së 6-­të të disenjit Shkup (Skopje Design Week) e cila do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 27 nëntor.

Manifestimi këtë vit e thekson disenjin e modës dhe potencialin kreativ, para së gjithash të sipërmarrësve të rinj, ndërsa vendi në fokus është Austria prej nga vijnë 28 ekspozues. Sipas organizatorëve, vendoset platformë e cila do t'i shpërblejë përvojat e arritura deri tani organizuese dhe komunikuese.

Motoja megjithatë, duhet në mënyrë shtesë t'i stimulojë dhe mbështetë disejnuesit lokalë në marshimin e tyre drejt përvetësimit të tregut rajonal dhe internacional, por edhe t'u japë vetëbesim për prani më të dukshme në tregun vendor.

Programi kryesor tradicionalisht përqendrohet në promovim, prezantim, edukim, kuzhinë dhe argëtim. Do të prezantohet edhe platforma "Rrjeti disejnues ballkanik", ndërsa për herë të parë do të ndahen edhe shpërblime për markën më me perspektive dhe për disejnin studentor.

Programi do të plotësohet me dy punëtori për fëmijë, performime muzikore live çdo natë në skenën në "Dhomën publike" si dhe evente të gatimit. (mia.mk)