Zgjedhjet 2016, partitë vazhdojnë fushatën

23.11.2016 12:07

Partitë politike vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare....

Partitë politike vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar në Shkup platformën politike dhe kandidatët e saj për deputetë.

Ndërsa për sot ka paralajmëruar aktivitete parazgjedhore në Tearcë. Pas fillimit të fushatës në Studeniçan, PDSh ka vazhduar aktivitetet në Komunën e Dollnenit, përkatësisht në Cërnilishtë, ndërsa sot vazhdon aktivitetet parazgjedhore në Çellopek të Gostivarit.

Partia për Prosperitet Demokratik ka mbajti konventën në Tetovë, ku prezantoi kandidatët e saj për deputetë në njësinë zgjedhore numër 6.

Koalicioni “Rilindje me Besë” ka mbajtur mbrëmë konventën partiake në Shkup, ku ka shpalosur platformën dhe ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë, ndërsa ky koalicion vazhdon aktivitetet parazgjedhore edhe gjatë ditës së sotme në Cërnilishtë të Dollnenit.

“Aleanca për shqiptarët” konventën e saj e ka mbajtur në Gostivar, ndërsa po ashtu janë paralajmëruar aktivitete parazgjedhore edhe gjatë ditës së sotme në komunën e Sarajit.

Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, nisi fushatën nga Ohri, ku prezantoi kandidatët e saj në njësinë e 5-të zgjedhore.

Derisa Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe partnerët e koalicionit opozitarë filluan fushatën zgjedhore në Prilep, ku prezantuan platformën parazgjedhore dhe kandidatët për deputetë.