Maqedoni
Kujdes, ndotja e ajrit në Shkup është 12 herë më e lartë se normalja
23.11.2016 12:42
Ditëve të fundit vërehet rritje alarmante e ndotjes së ajrit në Shkup...

Stacionet matëse tregojnë prezencë të rritur të grimcave kancerogjene PM 10 dhe PM 2,5.
Mbrëmë në orën 21:00, stacioni matës në Lisiçe ka treguar 600 mikrogram grimca në 1/kub metër, që është 12 herë më lartë se 50 mikrogramët e lejuar.
Në orën 23, në Gazi Babë dhe Karposh janë matur 350 mikrogramë grimca për 1/metër kub.
Që të mënjanohet ndotja e ajrit, Qyteti i Shkupit u bëri thirrje qytetarëve që të mos lëvizin pa nevojë me makinat e tyre, por të përdorin më shumë transportin publik.
Gjithashtu apelohet të mos ajrosen ambientet shtëpiake për shkak të ndotjes së lartë si dhe kategori të caktuara qytetarësh, si fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të mënjanojnë sa të munden daljen në rrugë.
