Maqedoni

“T. I.” me vërejtje për fushatën e fundit zgjedhore

29.04.2014 18:33

Financim i fushatave me para në dorë dhe pagesa të fushatave parazgjedhore nga persona të paautorizuar të komiteteve komunale partiake...

Financim  i fushatave me para në dorë dhe pagesa të fushatave parazgjedhore nga persona të paautorizuar të komiteteve komunale partiake, janë ndër vërejtjet kryesore që organizata “Transparencë Interneshënal Maqedoni” i ka evidentuar gjatë organizimit të fushatës së fundit zgjedhore.
 
Rezultatet e hulumtimit që i ka bërë kjo organizatë, duke u bazuar në  ligjin për qasje të lirë deri te informatat me  karakter publik, kanë treguar se disa parti politike kanë bërë shkelje të Kodit Zgjedhor, thotë Slagjana Taseva.
 
“Gjatë kësaj fushate kemi detektuar pagesa të  fushatave që janë bërë kesh apo me para në dorë dhe pagesa të fushatave parazgjedhore nga persona të paautorizuar, gjegjësisht nga komitetet komunale partiake. Ne e dimë se është jashtë ligjit për financim, ku thuhet se të gjitha pagesat e partive politike për  fushatat shlyhen në një xhiro-llogari të posaçme dhe gjithë kjo e bërë nga përgjegjësi që financon fushatën zgjedhore dhe përmes llogarisë  transakcionale. Të gjitha këto aktivitete nuk u shënuan në raportin, i cili është dorëzuara deri te Enti Shtetëror për Revizion”, tha nga “Transparencë Interneshënal Maqedoni”,  Slagjana Taseva.
 
“Transparent Interneshënal Maqedoni” do të kërkojë përgjegjësi personale edhe ndaj personave të punësuar nëpër komuna, sepse siç theksojnë ata, disa punëtorë komunal gjatë kësaj fushate kanë qenë në shërbimet e partisë, e jo në mbrojtje e interesave shtetërore. 
 
“Transparencë Internacioneshënal Maqedoni” do të ngrisë padi penale ndaj disa partive politike që nuk e kanë respektuar Kodin Zgjedhor për financimin e fushatave.
 
REXHEP QAMILI