Kashmir, nëntë të vrarë nga të shtënat me armë
Të paktën nëntë civilë janë vrarë nga të shtënat artilerike....

Të paktën nëntë civilë janë vrarë nga të shtënat artilerike nga Kashmiri i administruar nga India, pasi goditi një autobus të udhëtarëve në territorin e administruar nga Pakistani.
Zyrtarët pakistanezë thonë se autobusi po qarkullonte në qytetin Lawat në Luginën Nellam në verilindje të Muzaffarabad, kur u godit nga një raketë më 23 nëntor.
Sipas këtij njoftimi, po ashtu 11 persona u plagosën nga sulmi i artilerisë. Ushtria pakistaneze tha se trupat e saj më 23 nëntor iu kundërpërgjigjën zjarrit duke shtënë në drejtim të pozitave të ushtrisë së Indisë në rajon, që ndodhen në pjesën e sipërme të brezit të luginës që shërben si vijë kufitare e Kashmirit.
Një zëdhënës i Ushtrisë së Indisë tha se ushtria e Pakistanit e nisi zjarrin mbi një post kontrolli të ushtrisë së Indisë. Pakistani dhe India së fundi kanë filluar shkëmbimin e zjarrit përgjatë vijës së kontrollit që ndan Kashmirin ndërmjet dy shteteve që posedojnë armë bërthamore.
Tensionet u shtuan që kur militantët sulmuan një bazë ushtarake të Indisë në Kashmir në muajin shtator. India supozon se militantët ishin të përkrahur nga Pakistani, por Islamabadi ka mohuar akuzat.
