Kolumbi, marrëveshje e re me FARC-un

23.11.2016 13:27

Qeveria kolumbiane do të nënshkruajë një marrëveshje të re paqeje...

Qeveria kolumbiane do të nënshkruajë një marrëveshje të re paqeje me rebelët e FARC-ut.

Projektmarrëveshja e re do të kalojë për votim në kongresin kolumbian dhe nuk do t’i nënshtrohet më votës popullore. Por, grupet opozitare thonë se kjo marrëveshje nuk i dënon rebelët për abuzimin me të drejtat e njeriut në Kolumbi.

Gjithsesi, edhe kjo përpjekje synon t’i japë fund një konflikti të armatosur 50-vjeçar me rebelët marksistë, ku më se 260 mijë persona kanë mbetur të vrarë.

Presidenti, Huan Manuel Karlos, i cili mori dhe Nobelin e këtij viti për paqen, tha se kjo është një tjetër mundësi unike që të mbyllet kapitulli i dhimbshëm në historinë e Kolumbisë.