Zgjedhjet 2016, “Koalicioni për ndryshime” tubim në Veles

23.11.2016 13:48

Karvani i “Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi” mbrëmë ishte në Veles....

Karvani i “Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi” mbrëmë ishte në Veles, ku prezantoi programin zgjedhor dhe kandidatët për deputetë në këtë njësi.

Përfaqësuesit e “Koalicionit për ndryshime” premtuan rritje të pagës minimale dhe pensioneve bazuar, siç thanë, në përllogaritje reale.

"Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” përbëhet nga subjekte politike, të cilat gravitojnë edhe majtas edhe djathtas dhe drejt qendrës dhe bazës. Angazhimi ynë kryesor është që të tentojmë t'i kthejmë vlerat e vërteta në vend, të cilat janë deformuar. Koalicioni ofron  pagë prej 300 euro dhe pension minimal prej 200 euro. Këto parametra nuk janë të menduara për momentin, por janë të bazuara në llogaritjet dhe rekomandimet reale të ekonomistëve tanë”,- deklaroi Jove Kekenovski nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”.

Në tubim u prezantua edhe bartësi i Njësisë zgjedhore katër, Sllobodan Bogoevski, si dhe kandidati për deputet nga Velesi nga Njësia zgjedhore tre, Zhan Meshkov.

Bartësja e listës në njësinë zgjedhore tre, Vesna Stojmenovska, tha se do të bëjnë ndryshime duke i departizuar institucionet, pasi që nuk ka punësime pa librezë partiake.

Ne do t’u japim mundësi të barabartë të gjithëve për punësim”,- shtoi ajo. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)