Këshilli penal refuzoi kërkesën e PSP-së për “Thesarin”
Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1...

Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë Speciale kundër vendimit të gjykatësve të procedurës paraprake për përcaktimin e masave të kujdesit ndaj tre personave të përfshirë në lëndën "Thesari".
"Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, duke vepruar rreth ankesës së Prokurorisë Speciale për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve ilegale të komunikimeve kundër vendimit të gjykatësve të procedurës paraprake nga data 4 nëntor 2016, për përcaktim të masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën e PPS-së, e njohur si "Thesari", në seancën e mbajtur sot mori vendim të lë në fuqi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, duke refuzuar shqiptimin e masës së kujdesit për të gjithë tre personat”,- thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Penale.
Të dyshuarit në rastin “Thesari”, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe të dyshuarit tjerë, nga PPS ngarkohen me veprat e keqpërdorimit të funksionit për pasurim personal pasi brenda vitit 2010 dhe 2015 disa herë kanë zhvilluar tenderë për pajisje të përgjimit me çmime më të larta nga ato reale. (Gyltene Sinani, TVM2)
