“Tetova feston nëntorin”, Shoqata e pedagogëve u ndau mirënjohje shkollave shqipe
Në kuadër të festave “Tetova feston nëntorin 2016”....

Në kuadër të festave “Tetova feston nëntorin 2016”, mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Tetovë në bashkëpunim me Shoqatën e pedagogëve u mbajt akademi solemne kushtuar shkronjave shqipe, gjegjësisht Ditës së Alfabetit.
Kryetari i Shoqatës së pedagogëve, Fadil Lushi, tha se alfabeti shqip është ikona më e madhe e kulturës shqiptare.
“Alfabeti shqip, ikona më e madhe e kulturës shqiptare pas shpalljes së kushtetutës së gjon turqve, në korrik të vitit 1908 klubet e ndryshme dhe shkollat e gjuhës shqipe kishin filluar të përhapeshin me shpejtësi të madhe nëpër qytet dhe vendbanime kryesore shqiptare, si në Elbasan, Vlorë, Manastir, Shkup, Korçë, Gjirokastër dhe shumë vende tjera gjithandej ku kishte shqiptarë dhe u fliste shqip. Më 14 nëntor do të organizohet Kongresi i Manastirit, me të cilin do të merrnin pjesë 50 delegatë nga të cilët vetëm 32 me të drejtë vote përfaqësues të shquar nga klube dhe shoqëri të ndryshme patriotike e kulturore brenda dhe jashtë tokave shqiptare”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së pedagogëve, Fadil Lushi.
Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua e para e komunës së Tetovës, Teuta Arifi,e cila theksoi se kjo datë ka rëndësi të veçantë dhe se komuna e Tetovës gjithmonë përkrah datat historike të kombit shqiptar.
“Të gjithë së bashku ne si qytet kemi përkrahur edhe manifestimin që mbahet sonte në qytetin e Manastirit , për arsye se Tetova ka fuqi të përkrah edhe manifestimet që mbahen në vendin ku ka ndodhur Kongresi i Manastirit dhe në të njëjtën kohë të mbajë edhe aktivitetet e veta që ndodhin në Tetovë. Ai është momenti inspirativ i dijes, momenti inspirativ i shkrimit dhe i intelektualizmit",- tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Shoqata e pedagogëve ndau mirënjohje për shkollat e para shqipe, për normalen e Elbasanit, Gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe Shkollën Fillore “Liria” në Tetovë për kontributin e dhënë të tyre gjatë këtyre dekadave të fundit. (Visar Sadiki, TVM2)
