Maqedoni
Server: Rezultatet e zgjedhjeve të qarta
29.04.2014 18:37
Analisti amerikan, Daniel Server për zgjedhjet në Maqedoni vlerëson se zgjedhjet iu kanë sjellë mandat partive fituese...

Analisti amerikan, Daniel Server për zgjedhjet në Maqedoni vlerëson se zgjedhjet iu kanë sjellë mandat partive fituese dhe shton se opozita nuk mund që t’i problematizojë ato vetëm përse kishte humbur.
“Rezultatet tregojnë shumicë të vendosur, sikur për VMRO DPMNE-në sikur për BDI-në dhe çfarë tjetër të shtohet, mirë ishte që kishit zgjedhje solide dhe morrët një rezultat të qartë”, tha Server.
Në pyetjen rreth njoftimit të LSDM-së se nuk do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve, Server theksoi se Raport i vëzhguesve të misionit të OSBE nuk jep asnjë argumet me të cilin do të arsyetohej ky vendim.
“LSDM do të duhet të tregojë disa fakte se ka pasur mashtrime nëse dëshirojnë që mos t’i pranojnë rezultatet e votimit. Unë nuk kam parë asnjë dëshmi për këtë”, tha Server.
