Maqedoni

Janeva: Gjykata të mos ndikohet, vendimet sipas ligjeve

23.11.2016 16:55

Prokurorja speciale, Katica Janeva, shpreson se gjykatësit do të sjellin vendime në bazë të ligjit, pa ndikime nga palët e tjera...

“Ne i ndjekim me kujdes ndodhitë rreth gjyqësorit, si institucion që varen vendimet gjyqësore. Ne shpresojmë në integritetin personal dhe profesional të gjykatësve, e cila do të vijë në shprehje në këtë situatë dhe se vendimet e tyre do të jenë në bazë të ligjit dhe në bazë të integritetit të tyre personal dhe nuk do të lejojnë të ndikohen në lidhje me procedurat e tona dhe kërkesat”,- deklaroi Janeva pas mbarimit të debatit për dënimet gjyqësore, të organizuara nga Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer.