Maqedoni
Karaxhovski: Mediat të ndërpresin presionet ndaj gjyqësorit
23.11.2016 17:39
Kreu i këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, apelon që të ndërpriten presionet ndaj gjyqësorit...

Sipas tij, çdo lloj presioni mediatik ndaj gjyqësorit është kundër kërkesës së faktorit ndërkombëtar, si dhe kundër shkeljes së standardet vendore dhe ndërkombëtare.
Sipas tij, çdo lloj presioni ndaj proceseve gjyqësore është i palejueshëm dhe gjykatësit duhet të mbrohen nga presioni që u bëjnë mediat.
“Bëjmë përpjekje të mbrojmë integritetin tonë si gjykatës dhe integritetin e profesionit, sepse ka përpjekje për të nxirë autoritetin tonë. U apelojmë të gjithëve të përmbahen. Edhe më parë kemi pasur presione, por nuk kanë qenë kaq të theksuara. Presionet filluan pas deklaratës sime për pesë gjykatësit që u thirrën në bisedë në Prokurorinë Speciale Publike”,- deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor të RM-së, Zoran Karaxhovski.
GAZMEND REXHEPI
