Maqedoni

Kshz publikon listat e partive në ueb faqen zyrtare

23.11.2016 18:05

Komisioni shtetëror zgjedhor në ueb faqen e saj zyrtare bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Maqedonisë, në zgjedhjet e 11 dhjetorit...

Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 11 subjekte politike, 6 parti politike dhe 5 koalicione me 58 kandidatë.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, BDI, Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” - blloku i tretë,- si dhe Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” kanë sjellë listat e kandidatëve për të gjitha 6 njësit zgjedhore si dhe për diasporën.

PDSh ka sjellë listën e kandidatëve në njësinë zgjedhore numër 1, 2, 3, 5 dhe 6.

PPD ka sjellë listën e kandidatëve vetëm për njësinë e 6 zgjedhore.

Partia Liberale listë të kandidatëve dorëzoi për njësinë zgjedhore numër 1 ,2 3 4 dhe 5.

“E majta” ka dorëzuar listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore numër 4 dhe 5.

Lëvizja “Besa” listë të kandidatëve dorëzoi për njësinë numër 1, 2, 5 dhe 6.

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” dorëzoi listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore numër 1, 2, 5 dhe 6.

Në listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë regjistruar gjithsej 1.784.524 persona me të drejtë vote.